36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Dy persona arrestohen në Elbasan për organizim të basteve sportive të paligjshme

Në prangat e policisë kanë përfunduar dy shtetas në Elbasan: Laurent Karina, 61 vjeç, banues në qytet, dhe Donald Piu, 31 vjeç, i cili gjithashtu jeton në Elbasan. Ato u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen “Kala”, duke u përfshirë në veprimtari të paligjshme të basteve sportive përmes celularëve.

Laurent Karina, njëkohësisht pronar i lokalit, dhe Donald Piu, kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme, janë ndaluar nga autoritetet policore. Hetimet po vazhdojnë për kapjen e një shtetasi të tretë, i cili më parë ka punuar në këtë lokal dhe dyshohet se ka organizuar baste sportive në ambientet e tij.

Si provë materiale, policia ka sekuestruar 3 celularë, të cilët presin të shërbejnë si elementë të rëndësishëm në hetimet e mëtejshme. Situata dhe hetimet e mëtejshme pritet të sjellin detaje të tjera mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vijon operacioni i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme.

Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, shtetasit:

L. K., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Kala”, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;

D. P., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në këtë lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi D. P. punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, rezultoi se shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal,
organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...