11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Polici Rexhep Sejdiu ndahet nga jeta në orët e para të ditës në vendin e punës

Polici Rexhep Sejdiu, 61 vjeç, ka ndërruar jetë sot rreth orës 7:20 gjatë shërbimit në pikën kufitare në Jarinë. Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se trupi i Sejdiut është gjetur i pajetë gjatë ndërrimit të natës, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Rexhep Sejdiu ka qenë pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare dhe ka shërbyer me përkushtim gjatë ngjarjeve të ndryshme në zonën e Jarinjës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e policit të ndjerë, duke e nderuar si një zyrtar të përkushtuar dhe të palodhur. Ai ka theksuar angazhimin dhe qëndrueshmërinë e Rexhep Sejdiut gjatë ngjarjeve në Jarinjë, përfshirë bllokimin 19-ditor.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin e ndarjes nga jeta të Zyrtarit Policor Rexhep Sejdiu gjatë kohës që ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

Rexhep Sejdiun do ta kujtojmë si zyrtar të përkushtuar e të palodhur, të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit. Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic.

Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të”,

Trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe pas procedurave, do të dërgohet te familja për varrim. Ministri Sveçla ka shprehur se Sejdiu do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që kanë pasur fatin ta njohin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...