12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës nga Sekretariati i Etikës, pas kaosit në seancën e Buxhetit 2024

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 7 deputetëve të opozitës pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit 2024.

Në këtë kategorizim përfshihen emrat Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu. Seanca zgjati vetëm 7 minuta dhe për shkak të protestës së opozitës, buxheti kaloi pa diskutime.

Të vetmit që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën.
Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe Selaudin Jakupllari votuan kundër buxhetit.

Në kushtet kur Sali Berisha, Gazment Bardhi e Flamur Noka mungonin në seancë për shkak se janë përjashtuar, protesta e opozitës u udhëhoq nga deputetët Ervin Salianji, Nallbati e Dogjani.

Këtë të fundit e përjashtoi nga seanca kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Vendimi erdhi me pretendimin se Asllan Dogjani hodhi tymuese në Kuvend gjatë seancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...