15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

‘5 Herë Jo’, por bora Zemani i tha po Donaldit sot pas propozimit për martesë

Një mbrëmje e mahnitshme ka shënuar një ngjarje të vecantë për aktorin Donald Veshaj dhe partneren e tij, Borën Zemani. Donaldi zgjodhi momentin e premierës së filmit “5 herë Jo” për të bërë një propozim të paharruar.

Gjatë ngjarjes së rëndësishme, aktori u ul në gjunj para Borës dhe e propozoi atë për martesë. Kjo ndodhi para syve të të gjithë pjesëmarrësve në premierë, duke bërë momentin edhe më emocionues. Përgjigjja e Borës ishte një “PO” i qëndrueshëm, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

Propozimi erdhi në skenë në kuadër të promovimit të filmit, i cili ka Borën dhe Donaldin si protagonistë.

Në këtë ditë të veçantë, Borë Zemani ka shumë arsye për të festuar. Përveç propozimit të bekuar, ajo po e përjeton ditëlindjen e djalit të saj, Arborit, i cili ka mbushur sot 9 vjeç. Në një postim të ngrohtë në Instagram, Bora ndan momente të bukura me djaloshin dhe shprehet për dashurinë e pafundme ndaj tij.

12 dhjetori, një datë e shenjtë për mua, kur njoha dashurinë më të madhe në univers. Të qenit mami yt është e preferuara ime përgjithmonë! Të dua pafund, gëzimi i shpirtit tim!“, shkruan Bora në postimin e saj emocional në rrjetin social.

Kjo ngjarje bën 12 dhjetorin një ditë të paharruar për prezantuesen e njohur në skenën artistike shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...