29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Këshilli mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Sali Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, mund të përballet me një situatë të re të vështirë, pasi Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mbahet më 18 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Një deputete e Partisë Socialiste (PS), Klotilda Bushka, deklaroi se PS do të votojë pro kërkesës së SPAK, duke theksuar pavarësinë dhe meritokracinë e sistemit të drejtësisë.

Bushka shprehu bindjen se ndryshimet në sistemin e drejtësisë, si dhe vendosja e meritokracisë dhe pandikueshmërisë në emërimet, janë arritur me sukses. Ajo gjithashtu theksoi se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet vepron pavarësisht nga vendimet paralele dhe se është e rëndësishme të besohet në drejtësinë e re. Përveç kësaj, ajo tha se sanksionet për deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend janë të rëndësishme dhe ndodhin kudo në botë.

Megjithatë, Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje për organizimin e një proteste para Kuvendit ditën e hënë në orën 12:00, duke përfshirë mbështetësit e tij. Gjithashtu, është paralajmëruar një protestë tjetër në ditën e enjte, në të njëjtën kohë me mbajtjen e seancës plenare në Parlament. Ndërkohë, Këshilli për Rregulloren do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës më 18 dhjetor.

Klotilda Bushka:

Me dhunë me këto teka, nuk zgjidhen gjërat. Tekat dhe dhuna janë për veprime që ndërmerren për situatën në të cilën ndodhet Berisha. Kushdo individ i cili përballet me drejtësinë ka të drejtën e vetë të gjejë rrugët sesi do e bëjë mbrojtjen. Krahu i djathtë në këto raste të bëhet avokati, por në këtë rast avokat është bërë partia. Halli i Berishës u transferua në krizë të Pd dhe në Kuvend”, shtoi ajo.

“Kur opozita ka sugjerime konstruktive ne i kemi parasysh. E drejta për ngritjen e komisioneve hetimore duhen kushtëzuar me disa caqe kushtetuese. Janë problematike që kanë të bëjnë me mospërputhjen e kritereve kushtetuese. Pra kërkesat duhet të vijnë sipas caqeve kushtetuese. Nëse nuk bien dakort të shkojnë në kushtetuese, është një tjetër mekanizëm që e zgjidh”.

Një apel ajo pati ndaj opozitës, të cilës i bëri thirrje të heqë dorë nga kaosi dhe të ulet për diskutime në lidhje me çështje të rëndësishme.

“Sjelljet e opozitës janë të papranueshme. Ata duhet t’i kthehen një orë e më parë rrugës së dialogut dhe të shpëtojnë veten. Këto skena duhet të lihen pas sepse janë të turpshme. Të ulemi të diskutojmë. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, është i ngritur disa kolegë duhen zëvendësuar, por ky komision është proces politik. Duhet të jetë gjithëpërfshirës duhet të jetë një proces ku janë partitë të përfshira. Ne na kanë zgjedhur që tu shërbejmë qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...