29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sali Berisha thirrje për protestë para Kuvendit ditën e hënë

Sot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një mbledhje urgjente me kryetarët e degëve të Tiranës. Në këtë takim, Berisha ka bërë thirrje për organizimin e një proteste të madhe para Kuvendit, e cila do të zhvillohet ditën e hënë në orën 12:00. Propozimi i Berishës për protestën ka marrë miratimin e plotë të grupit të tij.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në të njëjtën ditë, Këshilli i Mandatave brenda Kuvendit do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për autorizimin e masës së “Arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës.

Përveç kësaj proteste të paralajmëruar për ditën e hënë, është njoftuar se do të zhvillohet një tjetër protestë në ditën e enjte, njëkohësisht me mbajtjen e seancës plenare në Parlament. Pjesëmarrësit pritet të jenë qytetarë dhe mbështetës të Berishës, të cilët do të mblidhen jashtë ambjenteve të Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...