10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Meloni, respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare për marrëveshjen mbi emigrantët

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka folur në media duke shprehur respektin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare lidhur me pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve afrikanë. Në deklaratat e saj, Meloni theksoi se nuk ka asnjë “Plan B” në këtë rast dhe se është optimiste që vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare nuk do të rezultojë në anulim të marrëveshjes.

Kryeministrja italiane deklaroi se respekton vendimet e një vendi sovran si Shqipëria dhe nuk ka ndërhyrje në procesin e tyre vendimmarrës. Nëse Gjykata Kushtetuese shqiptare miraton marrëveshjen, Meloni shprehu se do të ketë një përshpejtim të procedurave për ngritjen e kampeve dhe strehimin e emigrantëve. Megjithatë, ajo nuk ka bërë ndonjë parashikim specifik për rezultatin final dhe tha se do të shohim çfarë ndodh në javët e ardhshme.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj.

Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, deklaroi Meloni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...