18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Fier/ I riu mbahet peng, në pranga tre persona, mes tyre dhe një polic

Një sherr për motive të dobëta, i ndodhur dy ditë më parë në Fier, shkakoi një akt të dhunës dhe pengmarrjes ndaj një 21-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari u mbajt me forcë për rreth 3 orë nga 3 persona. Lidhur me këtë ngjarje, janë vënë në pranga 3 persona, duke përfshirë 2 autorët e ngjarjes dhe një polic që kishte dijeni për ngjarjen, por nuk kishte njoftuar strukturat e policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa shtetas i kanë marrë me forcë vëllain dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale hetimore finalizuan operacionin policor të koduar “Ferras”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...