26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Detajet e reja nga plagosja në qendër të Shkodrës: Curaj marrëdhënie familjare me autorin e plagosjes

Detaje të reja dalin në dritë pas plagosjes së ndodhur një ditë më parë në qendër të Shkodrës, ku 40-vjeçari Aleksandër Curaj u plagos rëndë nga dy prej katër plumbave.Plagosja ndodhi pas një konflikti mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar, Dedë Bici. Autori, i shpallur në kërkim, ende nuk është arrestuar.

40-vjeçari Aleksandër Curaj dhe autor Dedë Bici kanë një lidhje familjare, duke qenë nip dhe baxhanak i Bicit. Plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mbi një borxh që Curaj nuk e kishte shlyer ende autorit. Konflikti fizik fillimisht nisi me grushte, ndërsa një polic civil ka ndërhyrë për t’i ndarë ata. Ata kanë premtuar policit se do ta zgjidhin çështjen vetë.

Megjithatë, pak minuta më pas, Dedë Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Aleksandër Curajt, duke përfshirë dy plumba në gjoks dhe shkaktuar edhe fraktura në krah. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një biçikletë dhe ende është në kërkim nga policia vendore. Gjendja e Aleksandër Curajt është stabilizuar pas një ndërhyrje kirurgjikale, por ende rrezikon për jetën. Policia vazhdon hetimet për arrestimin e autorit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...