26.6 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Vrau babain e tij ,pastaj sulmoi fakultetin ,ja kush ishte 24 vjeçari që vrau 10 studentë në Pragë

Policia çeke ka bërë të ditur se sulmuesi në universitetin e Pragës është studenti 24-vjeçar David Kozak.

Pasditen e së enjtes, policia ka nisur kërkimet për David Kozakun, të cilin e lidhin me vrasjen në fshatin Kladenskon

Sipas mediave çeke, ai ka vrarë babanë e tij në mëngjes.

Më vonë u bë e qartë se i kërkuari ishte ai që vrau dhjetë persona pasdite në Fakultetin Filozofik në Pragë.

Sipas informacioneve të publikuara nga policia në lidhje me kërkimin, i zhdukuri Kozak duhet të ishte i armatosur.

I riu, i cili ishte student në Fakultetin Filozofik, më pas është nisur drejt shkollës, ku ka vrarë dhjetë persona. Dhjetëra persona të tjerë u plagosën. Policia rrethoi zonën përreth godinës së fakultetit dhe u kërkoi banorëve të shtëpive aty pranë që të mos dilnin.

Sipas policisë, sulmuesi më pas është eliminuar dhe njerëzit janë evakuuar nga ndërtesa. Disa studentë u barrikaduan në klasa, të tjerët gjetën strehim në çati. Ende nuk dihet motivi i të shtënave.

Sulmuesi dyshohet se ishte frymëzuar nga një vajzë ruse 14-vjeçare, e cila kreu një sulm të ngjashëm në fillim të këtij muaji.

Kozak ishte një student historie që kishte rezultate të shkëlqyera në universitet. Ai u diplomua për histori evropiane dhe vazhdoi studimet master në të cilat u fokusua në historinë e Polonisë.

Se sa mirë shkuan studimet e tij, dëshmon çmimi i Institutit polak në Pragë, të cilin e mori në maj për veprën “Problemet e antagonizmit të fshatarëve galicianë dhe kryengritjes së Krakovit të vitit 1846”.

Në të njëjtën kohë, njëzet e katër vjeçari vuante nga probleme mendore dhe në kokë i kalonin mendime të çoroditura. Ai donte të vriste dhe duke gjykuar nga mesazhi që la pas në rrjetin social Telegram, ka menduar gjatë për gjithçka.

“Më lër të prezantohem. Unë jam David. Unë dua të bëj një vrasje në shkollë dhe ndoshta vetëvrasje. Alina Afaskinova më ndihmoi vërtet shumë”,
ka shkruar Kozak në Telegram.

Ai iu referua rastit të 7 dhjetorit, kur një vajzë 14-vjeçare vrau dy nxënës, plagosi pesë prej tyre dhe më pas kreu vetëvrasje në një gjimnaz në Bryansk të Rusisë.

“Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se do të isha maniak. Pastaj kuptova se vrasja masive është shumë më fitimprurëse se vrasja serike. Siç thashë… prita… ëndërroja… doja… Por Alina ishte shtytja e fundit. Ishte sikur ajo zbriti nga parajsa për të më ndihmuar”, ka shkruar Kozak dhe ka shtuar se e urren botën dhe dëshiron të shkaktojë sa më shumë dhimbje.

Kozak shkroi në Telegram se donte të mbyllte llogarinë e tij, por më pas lexoi se do të ishte mirë ta shkruante këtë mesazh disa orë para të shtënave. Megjithatë, policia është ende duke e kontrolluar këtë llogari për të parë nëse i përkiste vërtet sulmuesit.

Fillimisht vrau babanë e tij në Hostoun dhe më pas shkoi në Pragë. Ai kishte në dispozicion një arsenal të tërë, policia gjeti armë me tyta të shkurtra dhe tyta të gjata, si dhe eksploziv

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...