13.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Kapitullimi i Parlamentarizmit: Reagimi i fortë i deputetes Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka shprehur një reagim të fortë lidhur me ndryshimet ligjore për komisionet hetimore të miratuara nga Partia Socialiste. Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhixho akuzon se sot ka kapitulluar Parlamentarizmi dhe ligji i miratuar nga mazhoranca shkel Kushtetutën duke privuar opozitën nga të drejta themelore të kontrollit parlamentar.

Deputetja shprehet se ky ligj është një mënyrë për të hequr të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, duke e akuzuar mazhorancën për mbylljen përfundimtare të kësaj të drejte thelbësore. Ajo gjithashtu argumenton se ky ligj është bërë funksional para miratimit, duke rrëzuar 8 kërkesa të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore.

Xhixho akuzon mazhorancën se po përpiqet të shmanget llogaridhënies dhe transparencës me qytetarët duke mbyllur dyert e komisioneve parlamentare. Ajo beson se arsyeja pse mazhoranca nuk e do kontrollin hetimor është për të mbrojtur veprat e vjetra të vjedhjeve, abuzimeve dhe korrupsionit në vend.

Postimi

Sot kapitulloi Parlamentarizmi.

Sot maxhoranca miratoi me forcën e kartonave mbylljen përfundimisht të të drejtës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Një ligj tërësisht në shkelje të Kushtetutës, që i heq opozitës të drejtën e e ushtrimit të kontrollit parlamentar.

Në fakt, ky ligj është bërë funksional që para se të miratohej, pasi 8 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore janë rrëzuar me arrogancën e pushtetit.

E njëjta maxhorancë që ngriti sistemin e patronazhistëve e që nuk mbrojti dot të dhënat e shqiptarëve, do të mbyllë dyert e komisioneve parlamentare me argumentin se duhen mbrojtur të dhënat e dëshmitarëve.

Arsyeja pse kjo maxhoracë nuk i do komisionet hetimore është se do t”i shmanget llogaridhënies e transparencës me qytetarët, sepse vjedhjet, abuzimi dhe korrupsioni janë praktika e zakonshme e saj.

Sot kapitulloi kontrolli parlamentar, transparenca, llogaridhënia si detyrim ndaj qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...