32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Protestat dhe tensionet vazhdojnë në Serbi pas akuzave për vjedhje zgjedhore

Pas protestave të mbrëmshme në Serbi, studentët u mblodhën sot për të kërkuar qasje në listën zgjedhore, pas dyshimeve për rregullsinë e zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Ata kërkojnë të kontrollojnë listën e votuesve dhe shprehen kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Më shumë se 40 persona janë arrestuar gjatë protestës së mëparshme dhe tensionet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në vend. Opozita dhe koalicioni “Serbia kundër dhunës” akuzojnë qeverinë për shfrytëzim të dhunës për të diskredituar protestat paqësore. Presidenti Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kremlini ka reaguar, akuzuar Perëndimin për ndikim në situatën e tensionuar në Serbi. Këto ngjarje ndodhin pas akuzave për vjedhje zgjedhore dhe shqetësimeve të shumta lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve.

Presidenti Vuçiç deklaroi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”, tha Vuçiç citon Tajug.

Nga ana tjetër Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se incidentet në protestë u shkaktuan nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.

“Autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, thuhet në deklaratën e SPN-së.

Ky koalicion shtoi se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

“Regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme”, tha koalicioni “Serbia kundër dhunës” më 25 dhjetor, citon REL.

Nuk vonoi dhe reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakën situatës në Serbi”.

Kjo ishte protesta e shtatë e opozitës në kryeqytetin e Serbisë me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...