29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Horoskopi ditor, e martë, 26 Dhjetor 2023

Dashi

Koha e kaluar në vendin e punës ju sjell para dhe shumë lumturi sot. Sipërmarrjet e reja, aktivitetet e stilit të jetesës apo projektet krijuese sjellin ndryshime në shtëpi.

Demi

Sot jo vetëm që jeni në humor për të punuar, por edhe për të festuar. Gjërat në familje nuk janë shumë mirë, mund të keni zënka të vogla, por do kalohen lehtë.

Binjakët

Duket se po ju mbarojnë fjalët për të shprehur ndjenjat tuaja. Shumë shpejt do të keni njëlajm të mirë për një familjar tuajin. Miqtë e vjetër mund të kthehen dhe do kaloni momente shumë të mira së bashku.

Gaforrja

Keni filluar të përshtateni shumë në ambientin e punës. Yjet parashikojnë që marrëdhëniet me kolegëtdo t’i keni shumë të mira.

Luani

Një kohë e mirë sot për të negociuar kontrata. Një ndryshim në rutinën tuaj mund t’ju bëjë të ndiheni jo rehat në fillim, por shkoni me rrjedhën dhe tregoni se sa të mirë mund të jeni në përshtatjen me situatat e reja.

Virgjëresha

Nuk është dita më e mirë për të arritur marrëveshje me të tjerët, veçanërisht në biznes. Shmangni udhëtimet e gjata. Mendoni dy herë përpara se të ndiqni një qëllim jorealist.

Peshorja

Duhet të kaloni disa orë shtesë për të zhvilluar atë ide krijuese që keni. Kini kujdes që të mos merrni shumë si të mirëqenë kur keni të bëni qoftë në një nivel personal apo profesional.

Akrepi

Kaloni kohë më shumë me familjen, kështu do të shmangni familjarët tuaj. Merreni më lehtë situatat që ndodhin dhe do të shmangni përplasjet me të afërmit dhe miqtë tuaj.

Shigjetari

Niveli i stresit po rritet tek ju dhe padurimi do të jetë armiku juaj më i keq sot. Miqtë e mirë mund t’ju zhgënjejnë dhe partnerët e biznesit mund të mos e meritojnë besimin tuaj.

Bricjapi

Planeti Mars po nxit shumë aktivitet tek ju sot. Njerëzit e rinj në punë do t’ju ndihmojnë të bëni një tranzicion që rrit të ardhurat dhe statusin.

Ujori

Jini të përgatitur për të luftuar dëmin që kundërshtarët do të krijojnë. Dikush që më së paku e prisni mund të përpiqet t’ju bëjë të dukeni keq.

Peshqit

Nivelet tuaja të energjisë përmirësohen dhe nuk ndiheni sikur po notoni kundër valës. Këshillat nga një person i pjekur do t’ju bëjnë të ndiheni më të qetë për ngjarjet e fundit dramatike që kanë ndodhur në jetën tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...