26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sulm Kibernetik në faqet qeveritare : Kuvendi dhe institucionet e tatimeve nën sulm

Një sulm kibernetik ka prekur disa prej faqeve kryesore qeveritare në Shqipëri, duke i bërë ato jashtë funksionit. Nga disa orë, faqet e Komisionerisë për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KLSH), Tatimeve, ILDKPI-së, dhe faqja e Kuvendit janë raportuar se janë nën sulm.

Faqja e Kuvendit ishte e prekur më datë 25 dhjetor nga grupi i njohur si “Homeland Justice”. Një reagim zyrtar nga Kuvendi dje njoftoi për një tentativë për fshirje të dhënash, ndërsa hakerat nga grupi i caktuar kanë lënë një mesazh në Telegram duke kërcënuar se “uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit do të paguajnë”. Mesazhi vazhdon duke thënë se “deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen” dhe se ata do të ballafaqohen me pasojat e veprimeve të tyre.

Autoritetet shqiptare janë duke hetuar incidentin dhe po ndërmarrin hapa për riparimin e dëmeve dhe sigurimin e sistemeve të tyre kibernetike. Sulmet kibernetike janë një shqetësim i rritur në nivel global, duke kërkuar përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...