22.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

Emigrantët rrisin ekonominë e Kosovës: Dërgesat financiare nga diaspora 1.2 miliardë euro gjatë 11 muajve

Mbi 1.2 miliardë euro ka sjellë diaspora në Kosovë nga 1 janari deri në nëntor të vitit 2023, apo rreth 10.2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të shkuar, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja ka treguar se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 300.6 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar në tetor 2023.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.65 miliardë euro, duke shënuar rritje për 54.3 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit nëntor janë rritur për 2.8 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 499.4 milionë eurove.

Mbi 1.2 miliard euro, vlera e dërgesave nga mërgata
300.6 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit
2.65 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
499.4 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 26 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por duhet të shmangësh vendimet impulsive. Mendohu mirë para se të reagosh. ♉ Demi Kërkon më shumë stabilitet dhe qetësi. Fokusohu...

Parashikimi I motit, e Martë, 26 Maj 2026

0
Më 26 maj 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike verore në pjesën më të madhe të...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...