24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kremlini kritikon ndihmën e BE-së për Ukrainën, e shqetësuar për korrupsionin

Kremlini ka reaguar kritikisht ndaj planet e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë financiare prej 20 miliardë eurosh për Ukrainën, duke theksuar se kjo ndihmë nuk do të ndikojë në rezultatin e konfliktit dhe mund të përkeqësojë situatën ekonomike në Evropë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka shtuar se taksapaguesit evropianë po kuptojnë se paratë e tyre mund të shpërdorohen nga autoritetet ukrainase dhe ka shprehur shqetësimet për nivelin e korrupsionit në vend. Në këtë kontekst, Kremlini vlerëson se ndihma financiare e propozuar nga BE do të shkojë në kurriz të ekonomive evropiane që tashmë përballen me sfida të vështira.

I pyetur për raportin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov la të kuptohet, pa përmendur shembuj specifik, se taksapaguesit evropianë kanë filluar të kuptojnë se paratë e tyre po shpërdorohen nga autoritetet në Ukrainë.

“Si evropianët dhe amerikanët tashmë janë të vetëdijshëm për nivelin e korrupsionit (në Ukrainë) dhe e kuptojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave po vidhet,” tha Peskov në konferencën e rregullt për shtyp.

“Këto para nuk do të mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve (në konfliktin në Ukrainë)… Këto para jepen në kurriz të ekonomive të BE-së të cilat tashmë po kalojnë kohë të vështira…”, tha ai.

Peskov përsëriti se Moska do të vazhdojë atë që e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë derisa të arrijë “qëllimet që qëndrojnë para nesh”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...