4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detajet nga vrasja e italianes nga Bujar Fandaj, ky i fundit nisi videon erotike tek bashkshorti i viktimës

Detajet e reja nga rrethanat e tmerrshme të vrasjes së 27-vjeçares italiane, Vanessa Ballan, nga 41-vjeçari kosovar, Bujar Fandaj, dalin në dritë.

Para vrasjes, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello, përfshirë një video erotike me viktimën.

Autopsia tregon se Ballan është rrahur barbarisht para se të vritej, duke marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas goditur me thikë në zemër. Viktima ishte shtatzënë, dhe një test ADN do të kryhet për të zbuluar atësinë e fetuesit.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë.
Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.
Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.
Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.
Shtatzënia e saj është konfirmuar gjithashtu, ajo kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një test ADN-je për të zbuluar atësinë e fetuesit.
Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën 8 herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

Historia e tyre kishte filluar me dashuri, por përfundoi në një tragjedi të dhimbshme përballë shtëpisë së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...