14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Administrata e Biden anashkalon kongresin për shitje emergjente armësh për Izraelin

Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden miratoi shitje emergjence armësh për Izraelin, duke tejkaluar Kongresin.

Shitja prej 147.5 milionë dollarësh për paisje ushtarake vjen në kontekstin e luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Departamenti i Shtetit tha se vendimi u mor për shkak të urgjencës së nevojave të mbrojtjes së Izraelit.

“Për shkak të urgjencës së nevojave të mbrojtjes së Izraelit, sekretari njoftoi Kongresin se ka ushtruar autoritetin e deleguar për të vendosur se ekziston një emergjencë, për shkak të së cilës është i nevojshëm miratimi i menjëhershëm i transferimit (të paisjeve). Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit, dhe është jetike për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet nga rreziqet që i kanosen”, tha Departamenti i Shtetit.

Ky veprim i papërdorur shpesh shkaktoi kritika dhe shqyrtimi i Kongresit për shitje të tjera armësh. Administratat e mëparshme kanë ushtruar këtë autoritet në raste të ngjashme, duke theksuar urgjencën e nevojave për sigurinë kombëtare.

Vazhdojmë t’i theksojmë me forcë qeverisë së Izraelit se ata jo vetëm që duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, por gjithashtu të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të parandaluar dëmtimin e civilëve”, thuhet në deklaratë.

“Hamasi fshihet pas civilëve dhe është ngulitur në radhët e popullatës civile, por kjo nuk e pakëson përgjegjësinë dhe detyrimin strategjik të Izraelit për të bërë dallimin mes civilëve dhe terroristëve të Hamasit ndërsa kryen operacionet e tij ushtarake”, tha Departamenti i Shtetit. “Kjo lloj fushate mund të fitohet vetëm duke mbrojtur civilët”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...