23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Policët Shqiptarë vetëdeklarohen: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale

Efektivët e policisë në Shqipëri kanë plotësuar formularët e vetëdeklarimit lidhur me përdorimin e aplikacioneve të koduara si “SkyEcc” dhe “EncroChat”. Ndërsa transkriptimet e bisedave të përfshira në këto aplikacione kanë zbuluar aktivitete kriminale, asnjë polic nuk ka pranuar të ketë përdorur këto platforma. Ky veprim vetëdeklarimi po vjen në kontekstin e përpjekjeve për të pastruar forcat e policisë nga ndikimet kriminale dhe për të siguruar integritetin e tyre. Çdo efektiv që do të deklarojë përdorimin e këtyre aplikacioneve, do të përjashtohet nga detyra, përveç atyre që kanë qenë të infiltruar për qëllime hetimore, sipas një urdhri të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përbën shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë, atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa”, u shpreh Dumani në një takim me gazetarët ditët e fundit, duke pohuar se nuk mungojnë edhe rastet e prokurorëve që i kanë përdorur këto aplikacione, siç është Xhevahir Lita që u zbulua pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionin SkyEcc, pjesë e dosjes “Metamorfoza”, bashkë me biznesmenin pëllumb Gjoka e ish-zyrtarë të policisë të cilët akuzohen për një vrasje, 5 tentativa vrasje dhe korrupsion e grup të strukturuar kriminal.

Së fundmi, zbërthimet e aplikacioneve të krimit, zbuluan përfshirjen e ish-kryepolicit të Tiranës, Erzen Breçani nën dyshim për trafik droge, dhe të ish-shefit të krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, ndër të tjera akuzuar edhe për organizimin e një vrasje për llogari të grupeve kriminale, e cila nuk u realizua.

Formulari të cilin e kanë plotësuar rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, AMP-së dhe Gardës së Republikës, është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit.

Gjithsesi, duke marrë parasysh që personat përdorin kode, një pjesë e atyre që e kanë përdorur mund edhe t’i shpëtojnë filtrit të SPAK, duke mos u identifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT