22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berlin/Policia në shënjestër të huliganëve, në pranga qindra persona

Nata e ndërrimit të viteve në Berlin kaloi pa incidente të mëdha të dhunshme, falë masave të ndërmarra nga policia. Rreth 390 persona u arrestuan përkohësisht për shkelje të Ligjit për armët dhe lëndët eksplozive gjatë festimeve në kryeqytetin gjerman.

Koncepti i sigurisë, i përfshirë zonat e ndaluara dhe kontrollin e strehimeve, vlerësohet si i suksesshëm nga autoritetet.

Policia ishte e pranishme në numër të madh, duke përfshirë mijëra oficerë dhe personel shtesë nga Berlini dhe landet e tjera. Masat ishin ndërmarre duke pasur parasysh shqetësimet për mundësi të incidenteve të dhunshme apo sulmeve terroriste, veçanërisht pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe protestave pro-palestineze në javët e fundit.

Frikë nga incidentet

Policia e Berlinit priste që në natën e Vitit të Ri të kishte një rrezik të shtuar trazirash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, sidomos në të ashtuquajturat zona problematike me një popullsi të madhe myslimane, sepse javët e fundit kishin treguar se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja, me demonstratat e shumta pro-palestineze në qytetet kryesore gjermane.

Dhunë kundër forcave të sigurisë

Policia e Berlinit, por edhe zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore ishin vënë në alarm. Punonjësit e urgjencës përjetojnë vazhdimisht sulme të dhunshme edhe në ditët normale.
Në një studim mbarëkombëtar nga Shoqata Gjermane e Brigadës së Zjarrfikësve (DFV), rreth gjysma e zjarrfikësve të anketuar deklaruan se ishin fyer, sharë dhe kërcënuar ose kishin përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë gjatë detyrës në dy vitet e fundit.

Prani policore masive

Natën e Viti të Ri policia e Berlinit zhvilloi operacionin e saj më të madh për Vitin e Ri në disa dekadat e fundit. 2500 policë shtesë nga Berlini dhe landet e tjera ishin me shërbim në rrugë. Po ashtu në stacionet e trenit dhe në stacionet e tramvajeve dhe metrove ishin në gatishmëri edhe 500 oficerë të policisë federale. 1000 policë të tjerë qenë në detyrë në rajonet e policisë dhe me makina patrullimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...