24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Mjetet e sekuestruara nga krimi do të përdoren nga Policia e Shtetit dhe RENEA, njofton Ministri Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë të ditur se mjetet e sekuestruara apo konfiskuar nga organizatat kriminale do të kalojnë në përdorim të Policisë së Shtetit dhe Repartit RENEA, në varësi të nevojave të tyre. Ministri ka theksuar se mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjetet e tjera do t’i përdorë Reparti RENEA për operacionet e tyre.

Balla ka shtuar se këto prona të paluajtshme të cilat janë konfiskuar nga organizatat kriminale nuk do të nxirren më në shitje. Kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët. Ministri ka theksuar se mjete të tilla luksoze që përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale do të përdoren tani për të përmbushur nevojat e Policisë së Shtetit dhe RENEA-s në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...