29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Hetimet orientohen drejt dhunës në familje dhe kërcënimeve që shpikën vetëvrasjen e Bedrie Lokës

Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe një video e publikuar së fundmi kanë çuar hetimet drejt dyshimeve për dhunë në familje dhe kërcënimeve sistematike nga burri, si faktorë që e shtynë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar një prej momenteve të dhunës që Xhemal Loka ka ushtruar ndaj gruas së ndjerë, Bedrie Loka. Ai ka vlerësuar se nuk është një konflikt i zakonshëm, por një akt tërësisht të paparashikueshëm dhe të tmerrshëm për viktimën.

Sipas tij, videoja dhe dëshmitë sugjerojnë se kjo nuk është një çështje e zakonshme familjare, por një situatë e vërtetë terrori për gruan. Ai theksoi se duhet hetuar nëse ka ndonjë përfshirje të dikujt tjetër jashtë familjes në këto ngjarje.

“Përveç pistës për shkak të një depresioni dhe lodhje për shkak të marrjes së fotove dhe përdorimit në rrjete sociale. Nëse konflikti ka qenë i gjatë nuk mund të jetë vendimi çastit. Dhe kur prej një viti denigrohej pse e mori vendimin tani. Një pistë presioni në rrjete sociale dhe e dyta për të parë a ka një person të tretë. Një person jashtë familjes që ka qenë i interesuar për këtë prishje dhe lloj situate që mund të krijonte te kjo zonjë.
Referuar një videoje tjetër që qarkullon bëhet me dije se ajo tavolina aty ka qenë e thyer. Si është thyer tavolina a ka pasur episod tjetër? Gruaja po të kishte marrë ndihmën e parë do kishte shpëtuar. Akuza se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje janë dy akuza për burrin.

Por nisur nga fakti se e ndjera kishte bërë një denoncim një vit më parë për një profil në Tik-Tok që denigronte figurën e saj, ngrihet pyetja a ka çaluar policia e shtetit në këtë ngjarje?

Raste të dhunës në familje ka pafundësisht. Rasti i dhunës deri tani nuk është ekspozuar jashtë familjes për familjen Loka. Denoncimi i saj ka qenë vetëm për rastin e profilit në tik tok.
Kjo video që ka dalë dyshohet se është filmuar para vitit të ri.
Edhe sa u përket rrjeteve sociale ka një hetim që po kryhet. Pjesa kryesore e hetimeve është përqendruar te dhuna e bashkëshortit. Janë dhe dy materiale të tjera me video.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...