33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjimnazistja në Elbasan hidhet nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit

Dje në gjimnazin “Vasil Kamami” në Elbasan, një ngjarje tronditëse ndodhi kur një nxënëse e klasës së 10, e ardhur nga një qendër sociale, u hodh nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen. Burime të sigurta bëjnë me dije pranë spitalit të Elbasanit se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës.

Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën, dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës. E mitura është vet hedhur nga kati i dytë i shkollës.

Vajza është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor, të cilët e dhunonin. Ajo ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë të gjitha institucionet ZVA dhe qendrat rezidenciale kanë marrë urdhër për mos publikimin e rastit pasi vajza është e mitur dhe kontigjent vulnerabël.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...