27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BE hedh poshtë pretendimet Serbe për ndërhyrje në protestat dhe zgjedhjet

Bashkimi Evropian (BE) ka refuzuar pretendimet e Serbisë se Perëndimi ka ndikuar në protestat dhe tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të vendit, duke i krahasuar ato me “narrativën ruse.” Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, theksoi se këto akuza nuk kanë asnjë bazë dhe janë pjesë e propagandës ruse për të penguar rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Politikanët serbë kanë akuzuar Perëndimin për mbështetje në protestat kundër parregullsive zgjedhore. Kryeministrja Ana Bërnabiq e ka quajtur këtë një “përpjekje për destabilizim të Serbisë.” Zëdhënësi Stano i bëri thirrje Serbisë të shmangë retorikën e nxitur nga Rusia kundër BE-së dhe të mbajë lidhjet me vlerat dhe principet e Bashkimit Evropian.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, ka pasuar një sërë protestash me akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS). Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) konfirmoi parregullsitë dhe keqpërdorimet në zgjedhje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe eurodeputetët kanë bërë thirrje për hetim të pavarur për të zbardhur çështjet e raportuara. BE ka thirrur për qetësi, dialog dhe hetim të rregullt të ankesave për parregullsi zgjedhore.

“Sa i përket zgjedhjeve në Serbi dhe asaj që pasoi pas tyre, BE ka bërë thirrje për të gjithë aktorët për qetësi dhe dialog. Ankesat për parregullsi zgjedhore duhet të hetohen në mënyrë të duhur dhe të adresohen. Kemi qenë të qartë se, përderisa vlen e drejta për protesta paqësore, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e pa pranueshme. Veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit”, shtoi Stano

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...