22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Nuk duhet të friksohemi nga nënvarianti JN1, më pak i rrezikshem se COVID-19

Në një intervistë televizive, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë informacione dhe vlerësime rreth situatës së momentit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Ai ka pohuar se, megjithëse nuk përjashtohet mundësia e pranisë së nenvariantit të ri JN1, ky variant nuk duhet të shkaktojë frikë te popullata.

Alimehmeti ka sqaruar se nenvarianti JN1 është një nenvariant i omicronit, i cili ka qenë dominues për më shumë se 2 vjet, duke filluar nga nëntori i vitit 2021. Ai theksoi se ky variant është shumë i përshtatur me organizmin njerëzor dhe ka shfaqur një pakësim të rrezikut në krahasim me variantet e mëparshme, duke shpjeguar se ky variant godet mushkëritë më pak se variantet e tjera.

“Nënvarianti më i fundit JN1 është po nënvariant omicron, ky omicron e ka zënë skenën prej 2 vjet e sa, prej nëntor i 2021, e këtej ky variant zuri vendin dhe është shumë vështirë të vijë një tjetër, sepse ky duket shumë i përshtatur me njeriun. Fatmirësisht për ne këtij i mungon një rrugë virologjike, që do të thotë i godet më pak mushkëritë sesa variantet e mëparshme. Ka raste që komplikohen, po mundësia është më e vogël, pra 80% më pak i rrezikshëm se Delta është Omicron dhe ne e kemi kaluar COVID thuaje të gjithë. Ai imunitet është vendosur dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi problematika spitalore”, thotë epidemiologu.

Epidemiologu gjithashtu ka ndarë një vlerësim pozitiv në lidhje me imunitetin kolektiv, duke thënë se shumica e popullatës ka kaluar COVID-19 dhe ka zhvilluar një imunitet efektiv. Ai tha se mundësia e komplikimeve shëndetësore për shkak të omicronit është më e ulët, dhe kjo shpjegon pse nuk ka pasur probleme të mëdha në spitale.

Sa i përket vaksinimit, Alimehmeti rekomandon që vendimet për të marrë vaksinën të merren me këshillën e mjekëve të familjes, veçanërisht për grupmoshat e moshuar dhe ato me sëmundje të tjera kronike. Megjithatë, ai vlerëson se për njerëzit e shëndetshëm nuk ka arsye për panik dhe nuk ka nevojë të aplikojnë vaksinën në mënyrë të detyrueshme.

Në fund të intervistës, Alimehmeti bëri një vlerësim të situatës aktuale, duke pohuar se jemi në një periudhë normale dimërore, pa shenja alarmante dhe pa nevojë për panik. Ai theksoi se numri i pacientëve në spital për shkak të komplikimeve nga gripi dhe COVID është shumë i ulët, duke konfirmuar një situatë të qetë në këtë moment.


“Është thjesht dimër dhe është një situatë jo alarmante, sepse po të kishte qenë alarmante do ta vinim re që në gusht, duke studiuar Australinë, që është hemisferë jugore që do të thotë se atje është dimër kur këtu është verë, p.sh n.q.s ne vjet në ‘22, kishim një alarm nga Australia dhe erdhi sivjet, kjo s’ka ndodhur, pra jemi në një situatë në mesataren”,
thekson mjeku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...