6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Flamur Noka: ‘PD është e bashkuar, diskutuam për modalitetet e bashkimit të opozitës

Flamur Noka ka komentuar pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), e cila u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Noka tha se grupi është i bashkuar dhe PD gjithashtu është e bashkuar. Diskutimet kishin të bënin me modalitetet për bashkimin e opozitës. Noka theksoi se ata po përgatiten për aktin final të mosbindjes civile dhe përshkallëzimin drejt një parlamenti të quajtur “parlamenti i rrugës së shpresës”, duke e zhvendosur nga “parlamenti i narkoqeveritarëve”.

“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkoqeveritarëve, në parlamentin e rrugës së shpresës. ”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT