26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Greq/Ngjarje e rëndë: Gruaja akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Makrychorit në Greqi, ku një grua 37-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe. Grumbullimi i informacioneve tregon se ajo u paraburgos pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth tre orë.

Babai i foshnjës shprehu zhgënjim duke bërë thirrje publike me fjalët: “Turp të kesh”. Prokuroria greke ka ngritur kallëzim penal për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore. E akuzuara ka mohuar përfshirjen në vrasje dhe ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike duke theksuar problemet psikologjike të saj. Bashkëshorti i saj akuzon edhe të afërmit e saj për krimin dhe për pengesën në pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të foshnjës.

Prokuroria greke ngriti kallëzim penal për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore.

E akuzuara mohoi në gjyq se ka vrarë foshnjën por sipas saj “dikush tjetër e ka bërë”, raporton euronews.al.

Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike, pasi raportohet se po përballet me probleme të rënda psikologjike për të cilat ishte shtruar në spital dhe merrte kurim edhe në të kaluarën dhe merrte mjekim.

“Më kanë vodhën fëmijën, të gjithë janë bashkëfajtorë”, tha babai i foshnjës përpara mediave greke.

Sipas Thesstoday, bashkëshorti akuzon 37-vjeçaren dhe të afërmit e saj për krimin si dhe për faktin se nuk e lejojnë të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Kujtojmë se 37-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...