20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Reagimi i Ministrit të Shëndetësisë pas zjarrit në spitalin e Shkodrës

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas zjarrit në pavionin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, duke siguruar publikun se hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vazhdim dhe se nuk ka pasur të lënduar nga ky ngjarje.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderim për punën dhe bashkëpunimin e zjarrfikësve dhe stafit të spitalit. Ata kanë vepruar shpejt për të kontrolluar zjarrin dhe kanë transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit për të siguruar jetën dhe shëndetin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se, edhe pse hetimet janë ende në proces, spitali vazhdon të ofrojë shërbimin me kapacitet të plotë. Kjo deklaratë synon të qetësojë publikun dhe të sigurojë se situata është nën kontroll dhe shërbimi shëndetësor nuk është ndërprerë për shkak të ngjarjes.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...