5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, kujt do ti kalojë kujdestaria e fëmijëve të mitur?

Pavarësisht mungesës së një kërkesë zyrtare për caktimin e kujdestarisë, fëmijët e 41-vjeçares që u vetëvra me fotoksinë, Bedrie Loka, kanë shprehur vullnetin për kujdestarët ligjorë. Pritet që për djalin 10-vjeçar, kujdestarja të jetë motra e madhe, ndërsa për Kledjanin, 16-vjeç, njëri nga dajat.

Pas ngjarjes tragjike, autoritetet lokale kanë nisur ndihmën për fëmijët. Motra e madhe, Lina, ka marrë përgjegjësinë e prindërve, ndërsa vëllai i 18-vjeçar ka vendosur të punojë jashtë vendit për të ndihmuar familjen.

Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit ka ngritur një grup pune për të zbatuar një plan ndërhyrjeje për fëmijët. Plani përfshin shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike. Synimi është të ofrohet mbështetje për trajtimin e fëmijëve nga trauma, përfshirë një mundësi më të mirë punësimi për vajzën e madhe, ndërsa për djemtë e mitur, synohet ofrimi i mundësisë për të mësuar një zanat.

Ndërkohë, ekspertët shprehen se është e rëndësishme të vlerësohet mirë ku rrinë fëmijët dhe se shërbimet duhet të jenë të menjëhershme dhe afatgjata. Në këtë situatë, siguria e fëmijëve merr përparësi dhe duhet vlerësuar mirë ku ata rrinë dhe çfarë përballen në familje. Shërbimi Social thekson se trajtimi duhet të jetë i detajuar dhe të vëzhgojë kujdestarinë që do të merret.

Autoritetet vlerësojnë se pas trajedisë, një mbështetje efektive dhe koordinim i shërbimeve sociale është i nevojshëm për të lehtësuar situatën dhe shmangur përkeqësimin e gjendjes së fëmijëve të familjes Loka.

“Nëse ajo do të kishte bashkëpunim, asaj nuk do t’i ishin mbyllur të gjitha shtigjet për të kaluar në vetëvrasje. Kemi të bëjmë me një depresion të rëndë që u nxit dhe nga mospërkrahja e komunitetit, familjeve që e çoi në vetëflijim.

Pas tragjedisë, një grup pune i ngritur nga Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’i ardhur në ndihmë 4 fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre. Plani fokusohet në shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike, duke vlerësuar çdo mundësi për fëmijët, përfshirë dhe një punësim më të mirë për vajzën e madhe të familjes, si dhe edukimin e djemve të mitur.

Ndërsa Argjendi, djali i vogël i Bedries ndjek arsimin fillor, përpjekje po bëhen që djalit adoleshent të familjes Loka t’i ofrohet mundësia për të mësuar një zanat. I detyruar edhe nga rrethanat familjare, 16-vjeçari nuk e ka nisur arsimin e mesëm, po ka hyrë në punë për të ndihmuar familjen, ashtu si dhe motra e vëllai më i rritur.

Në pritje të kërkesës, do të jetë gjykata e Durrësit që do të vlerësojë dhe caktojë kujdestarët ligjorë që do të ofrojnë kushtet më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të familjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...