Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën prezncën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.
Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërisht intensifikim i reshjeve në të gjithë vëndin.