33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Bëri atë që duhej të bënte si baba”, flasin motrat e vajzë që u përdhunua nga vellai i njerkës

Detaje të reja janë zbuluar për atë që ka përjetuar 18-vjeçarja shqiptare nga duart e përdhunuesit të saj 33-vjeçar në Volos, i cili u vra nga babai i saj, teksa vajza kishte folur me persona të caktuar për makthin e saj.

“Rreth 8-9 muaj më parë motra ime më kishte raportuar se ky person e kishte ngacmuar. Por vajza e vogël nuk më kishte thënë asgjë për përdhunimin. E diskutova këtë çështje me motrën tjetër dhe vendosëm ta dërgonim vajzën në psikolog. Më pas ka bërë një seancë”, tha motra e 18-vjeçares, sipas mediave greke.

“Pastaj ishte sezoni Panhelen dhe pata sulme paniku. Ishte humbja e nënës sime dhe gjithçka që më kishte ndodhur u rishfaq”, tha vetë 18-vjeçarja.

Të tre motrat kishin humbur nënën e tyre në një aksident automobilistik në një moshë shumë të re. Së bashku me babanë e tyre ato u shpërngulën nga Athina në Volos për një fillim të ri. Babai punonte natën dhe me ndihmën e motrës rriti tre vajzat e tij.

Përveç motrave të saj që e dinin prej muajsh se 33-vjeçari ishte dhunuesi i saj, 18-vjeçarja kishte folur edhe me një mësuese që kishte në shkollë.

“Mësuesja ime ka ardhur në shtëpinë e motrës, nuk mbaj mend sa ka qenë ora, më kanë zgjuar, duhet të ketë qenë mesditë, pas mëngjesit mora ilaçet dhe më zuri gjumi, mësueses ia kisha thënë një natë më pare, ka mësuar gjithçka. Me të kisha folur në përgjithësi për atë që kisha kaluar në fëmijëri, pa hyrë në detaje.Ishte e njëjta periudhë që kisha folur edhe me motrën time”, tha 18-vjeçarja.

“Motra jonë ka qenë nën presionin e provimeve dhe ka raportuar se ky njeri e ka ngacmuar. E kam mësuar nga motra ime. Gushtin e kaluar kur u mblodhëm të gjithë sërish, ajo përmendi se e kishte takuar, por ajo nuk tha asgjë më shumë”, tha motra e saj.

Rrëfimet e vajzave për ditët në fjalë janë identike, duke theksuar se babai i tyre bëri gjithçka për t’i mbrojtur.

“E bëri se donte të na mbronte. Ne shkuam të gjithë bashkë me avokatin në polici, ndërsa unë e njoftova edhe motrën tjetër të vinte”, ka deklaruar njëra nga motrat e 18-vjeçares.

“Kam folur në telefon me motrën time dhe më kanë njoftuar se babai ynë i ka bërë diçka shumë të keqe 33-vjeçarit. Siç i tha motrës sime, “bëri atë që duhej të bënte si baba”, ka treguar motra tjetër.

Në mikroskopin e hetimeve është edhe videoja prej 36 sekondash në të cilën 33-vjeçari dyshohet se shantazhonte 18-vjeçaren. Siç ka dëshmuar edhe vetë para autoriteteve, ajo është dërguar pa e ditur në shtëpinë e prindërve të saj. Ajo vetë nuk kishte qenë më shumë se 14 vjeç, ndërsa në video duken qartë duart dhe tatuazhi i 33-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...