8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Basha denoncon tentativën e PS-së për të kontrolluar SPAK-në, përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka njoftuar sot se ka denoncuar një tentativë nga ana e Partisë Socialiste për të vënë nën kontroll Strukturën e Posaçme të Antikorrupsionit dhe Drejtësinë (SPAK).

Në një konferencë për media, Basha tha se ka informacione se në nivelet e larta të Partisë Socialiste është diskutuar mundësia e themelimit të një komisioni të quajtur “Komisioni i Drejtave të Njeriut,” i cili synon të ketë një ndikim mbi drejtësinë në vend. Basha theksoi se, nëse ky informacion është i vërtetë, PD-ja do të jetë kundër një iniciative të tillë.

Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga syrtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK e Reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Uroj që ky informacion të jem I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem por nëse nuk është e gabuar dhe një cështje e tillë është diskutuar këtë javë në nivelet e larta të politikbërësve socialistë dua ti siguroj ata që PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër iniciativës së tillë.

Manovrat nuk kanë ndalur. Nëse po mendohet nga PS për tiu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK e institucioneve të drejtësisë mund të llogarisim kundërshtimin e PD. Roli i parlamentit nuk është ti mbivendoset Strukturët antikorrupsion. Roli I vetëm I politikës është ti jetë në dispozicion të drejtësisë. ,” tha Basha.

Ai shtoi se PD-ja do të jetë në kundërshtim të plotë me një iniciativë të tillë, duke theksuar se roli i parlamentit nuk është të mbivendosë strukturat antikorrupsion, por të jetë në shërbim të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...