17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

PD kërkon 5 miliardë lekë ndihmë ushtarake për Kosovën në amendamentin e buxhetit

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka njoftuar se të hënën do të dorëzojë një amendament për buxhetin e shtetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të kërkojë alokimin e 5 miliardë lekëve të reja si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Basha argumentoi se situata e sigurisë në Ballkan, veçanërisht roli i rritur i Serbisë, duhet të trajtohet me seriozitet. Ai akuzoi qeverinë e tanishme se nuk ka treguar kujdesin e duhur për sigurinë kombëtare dhe përfaqësimin e interesave të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar.

“Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë. Natyrisht Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo vetëm me fjalë por edhe me mesazhe.

Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare. Asgjë për interesin kombëtar. Duan ta mbajnë debatin me porta të vogla për interes të këtij që është në pushtet. Kjo është simptomë e një klase të shkëputur nga interesi kombëtar. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin për interesa persona të këtij që është në pushtet, që bën teatrin për zhvillimet pseudopolitike, e kam fjalën për zhvillimet që s’kanë lidhje me sigurinë e Kosovës.

Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.

Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha.

Basha theksoi se PD do të prezantojë një amendament për buxhetin e shtetit, duke kërkuar alokimin e 5 miliardë lekëve të reja për nevojat ushtarake të Kosovës. Ai premtoi se kjo kërkesë do të shndërrohet në një akt ligjor, duke iu dhënë rëndësi të veçantë sigurisë së rajonit dhe rolin që Shqipëria duhet të luajë në mbështetje të Kosovës.

Ky hap vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit në rajonin e Ballkanit, ku tensionet janë rritur pas ndryshimeve në politikën e jashtme të disa vendeve dhe përpjekjeve për rritjen e ndikimit në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...