10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ministri Manja:’ Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin është një lehtësim, tani drejtësia të bëjë drejtësi’

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg (ECHR) në lidhje me ngjarjet e 21 janarit është një lehtësim. Manja theksoi se qeveria ka kërkuar drejtësi dhe tani është detyra e sistemit gjyqësor të zbardhë të vërtetën në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së 21 janarit 2011.

“Kam një qëndrim konstant për 21 janarin në 2011, edhe sot. Unë kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin si ngjarje. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut, është një hap drejt drejtësisë dhe paqes,” tha Manja për median.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë konkludon se ka dy shkelje në lidhje me ngjarjet e 21 janarit: vrasjen e Aleks Nikës dhe më pas moszbardhjen e krimit. Ministri Manja shtoi se tani është detyra e drejtësisë shqiptare të bëjë drejtësi dhe të kryejë hetime të plota në lidhje me këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...