10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Bllokohet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Zgjedhore, konflikt mes PD zyrtare dhe rithemelimit

Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, e cila pritej të mbahet pas dy vitesh, dështoi dje për shkak të bllokimit nga deputetët e Gazment Bardhit dhe grupi “Rithemelimit”. Këta deputetë kundërshtojnë reformën e propozuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke akuzuar njëri-tjetrin për pazar me Kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, socialistët bënë përpjekje për të bindur opozitën për pjesëmarrjen në mbledhje, por tentativa dështoi.

Damian Gjiknuri, i cili pritej të merrte pjesë fizikisht në takimin e parë, u largua duke deklaruar se asgjë nuk do ta bllokojë Reformën Zgjedhore. Gjiknuri shtoi se është detyra e drejtësisë të bëjë drejtësi në këtë çështje.

Gazment Bardhi, pasi ia doli të bllokojë mbledhjen, deklaroi se nuk do të lejojë një reformë të njëanshme dhe akuzoi mazhorancën se po e bllokon opozitën nga pjesëmarrja në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, cilësoi bllokimin e mbledhjes si një “teatër të shëmtuar” dhe akuzoi opozitën se po përdoret nga Edi Rama për të penguar procesin e reformës zgjedhore.

Gazzmend Bardhi

Ndërkohë pasi ia doli të bllokojë mbledhjen e parë, Gazment Bardhi tha se nuk do të lejojë reformë të njëanshme. Në pak minuta, nga të dy grupet e demokratëve u dhanë deklarata ku akuzonin njëri tjetrin, për pazar me Edi Ramën. “Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës. Është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

Reagon PD zyrtare

Ndërkaq bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si teatër të shëmtuar bllokimin e mbledhjes nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës. Sipas Alibeajt, ata po përdoren nga Edi Rama.

“Jemi te bindur te vazhdojmë rrugën tone për t’i siguruar shqiptareve nje reforme zgjedhore, me lista te hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës. Sikundër e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozitës jane te interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Te paret për te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytët duke bere lojëra qe lidhen me interesa personale. Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarëvajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shëmtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qarte qe për këtë funksion Edi Rama përdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgjë përveç te shtoje arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës. Ne jemi te vendosur për te bere reformën, nese palët e gjejnë veten komode ne pengmarrjen qe i bëjnë shqiptareve ne këtë teatër te shëmtuar e kane gabim. Sepse nuk mund te gënjejnë me askënd me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kane vetëm nje qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Ramës dhe pandershkueshmerise se tij. Mos harroni: kjo është loja e tyre. Rames nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundësinë ta serviri sikur këtë po e bllokon opozita. Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerëzve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve”, deklaroi dje Alibeaj gjatë një konference për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...