24.5 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Ndryshimet në lgjin e nënshtetësisë në Gjermani: Nënshkrimi më i shpejtë dhe mundësi të reja për të huajt

Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani, megjithëse jetojnë atje për më shumë se 10 vjet, nuk kanë pasaportë gjermane. Ndryshimet e fundit në Ligjin e Nënshtetësisë synojnë të bëjnë një ndryshim thelbësor duke reduktuar kohën e pritjes për marrjen e nënshtetësisë për personat që e sigurojnë vetë jetesën. Në vend që të duhen 8 vjet, ata mund të marrin pasaportën gjermane pas 5 vjetësh. Ndryshimi është ende më i shpejtë për ata që angazhohen në shërbime vullnetare, siç janë zjarrfikësit, të cilët mund të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm 3 vjetësh.

Reforma e re e nënshtetësisë gjermane i jep mundësi edhe për një pasaportë të dyfishtë për të gjithë ato persona që nuk janë qytetarë të Bashkimit Evropian (BE). Nëse dikush ka jetuar për vjet në Gjermani, ka të drejtë të votojë, dhe me këtë ndryshim, mund të përfitojë edhe nga një pasaportë e re.

Hakan Demir nga Partia Socialdemokrate e ka vlerësuar si të suksesshme këtë reformë, ndërsa sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, thotë se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten të larta. Ministri i Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, shpjegon se Gjermania po synon të jetë një vend modern imigrimi, duke u munduar të tërheqë forca të kualifikuara, ndërsa deputeti i SPD, Dirk Wiese, thotë se duhet t’u ofrohet atyre që kanë ndërtuar vendin një mundësi legjale për të qëndruar atje.

Në anën tjetër, Unioni i CDU dhe CSU e kritikon këtë reformë, duke e quajtur një “ofertë me çmim të lirë” për të fituar nënshtetësinë. Ata shprehin shqetësimin se kjo reformë injoron problemet e integrimit dhe krizën e migracionit.

Reforma e nënshtetësisë është shoqëruar edhe me një paragraf të ri që kërkon nga të huajt që të pajtohen me vlerat dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë për periudhën e nacionalsocializmit. Organizatat e shoqërisë civile kanë shprehur kritika duke thënë se hiqen përjashtimet për ata që nuk e sigurojnë vetë jetesën mund të sjellë diskriminim.

Drejt “një vendi modern imigrimi”

Hakan Demir nga SPD e vlerëson të suksesshme reformën. Qeveria e koalicionit është “koalicioni i vetëm politik, me të cilën ishte e mundur një gjë e tillë”, thotë deputeti për gazetën “taz”. Derya Türk-Nachbaur nga grupi parlamentar socialdemokrat shënon në platformën X, se mesazhi për miliona vetë është “Ju jeni pjesë e jona”.

Kurse sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, deklaroi në radion Deutschlandfundk, se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten edhe më tej të larta. Gjermania do të jetë një vend modern imigrimi, por në tërheqjen e forcave të kualifikuara krahasuar me vendet e tjera, ajo nuk kryeson. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD gjatë debatit në Bundestag tha, se “edhe ne duhet t’u bëjmë një ofertë njerëzve, atyre që janë të kualifikuar nga e gjithë bota si e bën SHBA apo Kanadaja.”

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD)Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrate, Dirk Wiese, tha se “ne kujdesemi që njerëzit që e kanë bashkëndërtuar këtë vend, kanë të drejtë edhe nga ana ligjore në këtë vend”. Deputeti i SPD, Adis Ahmetovic e quan ligjin për nënshtetësinë e dyfishtë, jo vetëm një instrument të mençur ekonomikisht për të fituar fuqi të kualifikuar punëtore, por edhe “një mirënjohje të vonuar për arritjet e njerëzve me histori migrimi në Gjermani”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...