8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Njoftim nga policia: Kujdes për mesazhet në celularët “Apple”, po vjedhin të dhënat

Policia ka njoftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm në lidhje me mesazhet që mund të marrin në celularët e tyre, veçanërisht përdoruesit e pajisjeve “Apple”. Mesazhet e dyshimta vijnë nga adresa të ndryshme iCloud dhe premtojnë të ardhura në valuta të huaja përmes përdorimit të celularit. Personat e interesuar inkurajohen të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Ky aktivitet ka potencialin për të mashtruar përdoruesit dhe marrë në posedim të dhënat e tyre personale. Policia bën thirrje që të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe të mos shpërndajnë të dhëna personale. Ata që janë mashtruar ose kanë shpërndarë të dhënat e tyre, ftohen të paraqiten pranë zyrave të policisë.

Specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike monitorojnë ndjeshëm aktivitetet në hapësirat virtuale dhe po bëjnë përpjekje për evidentimin e veprimtarive të kundërligjshme. Ju bëhet thirrje të raportoni çdo aktivitet të dyshimtë dhe të kërkoni ndihmë në zyrat e policisë për krime kompjuterike dhe kibernetike.

“Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotësisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...