7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Homazhet për viktimat e 21 Janarit: Rama bën thirrje për drejtësi nga SPAK

Gjatë homazheve për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për drejtësi nga SPAK dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai shprehu se një shenjë e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke theksuar se kjo ka thyer shtresën e kusurit prej 100 vitesh mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë. Rama po ashtu foli për vendimin që do të marrë Gjykata e Lartë më datë 27 shkurt rreth kalimit të dosjes së 21 janarit te SPAK për hetim të krimit shtetëror. Ai shprehu shpresën se kjo do të jetë një tjetër shenjë e zgjimit të drejtësisë në Shqipëri.

Edi Rama:

Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuar prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT