26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Masivi shkëmbor rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet 25-vjeçari në Përmet

Një 25-vjeçar ka ngecur në banesën e tij në Përmet, pasi një masiv shkëmbor ka rëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e tij.
Nga policia bëhet me dije se pjesa e shkëmbit i ka zënë gjymtyrët e poshtme shtetasit Dhimitë Vangjeli dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.25-vjeçari i zënë prej masivit shkëmbor në banesën e tij në Përmet është shpëtuar nga policia dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


Dhimitër Vangjeli ishte në banesën e tij në fshatin Çarçovë, teksa një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e tij duke i bllokuar këmbët.

Pas disa përpjekjeve të policisë dhe zjarrfikësve është bërë e mundur nxjerrja e tij me disa plagë në këmbë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...