10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje të rënda në rastin e vrasjes në Podujevë: 18 vjecari u vra në menyrë mizore dhe u la jashtë për orë të tëra

Podujeva u trondit para dy ditësh nga një rast vrasjeje, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u qëllua nga dy djem të tjerë. Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në dritë, duke përfshirë deklaratat e avokatit Meshari Selimaj. Avokati shprehet se vrasja e 18-vjeçarit duhet cilësuar si vrasje e rëndë, duke u bazuar në faktin se ai është përplasur fillimisht me një makinë dhe më pas është goditur me shufra hekuri.

Duke shpjeguar nenet e kodit penal, Selimaj thekson se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kenë parasysh se vrasja e rëndë cilësohet si vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit. Ai shton se vrasja e rëndë përfshin edhe sulmin e viktimës në mënyrë të keqe, lënien e tij në vendngjarje dhe largimin pa u interesuar për gjendjen e tij.


“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra. Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend. Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...