11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zbardhen vrasjet e mafia-së Greke, një shqiptar pjesë e grupit të përfshirë në ekzekutime

Policia greke ka arritur të hedhë dritë mbi vrasjet brutale të krerëve të mafias në vend, duke arrestuar disa persona përfshirë një shqiptar. Grupi i quajtur “killerat” është dyshuar për vrasjen e Yiannis Skaftouros në vitin 2022 dhe dyshohet se ka kryer vrasje edhe në shtete të tjera si Qipro dhe Mali i Zi.

Në grupin e përbërë nga shtatë persona, përfshihet edhe një shqiptar, 26-vjeçari Xhonatan Paja, i cili është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë në Mal të Zi. Autoritetet greke kanë kërkuar bashkëpunimin me Malin e Zi për të siguruar të dhëna nga homolohët malazez në lidhje me të arrestuarit. Nga mediat greke mësohet se grupi ka shtrirë aktivitetin e tyre edhe në shtete të tjera, ndërsa një prej tyre ka kryer një atentat në Qipro në tetor të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për një grup prej shtatë “killerash”, të cilët sipas policisë greke jo vetëm që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e disa prej kokave të mafias në Greqi, por tashmë kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në shtete të tjera si Qipro dhe Mali i Zi. Pjesë e grupit është edhe 26-vjeçari shqiptar Xhonatan Paja sipas mediave greke, i cili është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë në Mal të Zi, ku dyshohets e kishin shkuar për të vrarë një person me porosi nga Athina.

Mësohet se autoritetet greke kanë kërkuar të dhënat e AND-së nga homolohët malazez në lidhje me të arrestuarit ku krahas shqiptarit janë edhe dy persona të tjerë me origjinë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, njëri prej shtatë personave të këtij grupi është ndjekur dhe u lokalizua në Qipro ku edhe dyshohet se ka kryer një atentat në tetor të vitit të kaluar.


Manastiri në malin Athos

Mediat greke bëjnë me dije se grupi i vrasësve me pagesë ka mbështetje nga klerët vendas. Sipas Kathimerini, ata kanë përdorur si bazë të tyren një Manastir të mbushur me priftërinj me lidhje të forta me Rusinë. Prej Manastirit, të rinjtë lëviznin pastaj për në destinacionet e tyre ku edhe do të kryenin vrasjet.

Ka të dhëna se grupi prej tre personash ku bënte pjesë edhe Xhonatan Paja është nisur për në Mal të Zi me qëllim vrasjen e një biznesmeni grek, i përfshirë edhe në kontrabandën e madhe të cigareve.

Gjatë viteve të fundit janë vrarë një numër i madh personazhesh të njohur në Greqi, të cilët njihen edhe si krerët e mafias së këtij shteti, të përfshirë në trafikun e armëve, drogës si edhe kontrollojnë jetën e natës në qytetet kryesore të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...