23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Avokati i familjes së Lulzim Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy adoleshentë, Tom Gashi, kërkon dënim maksimal për autorët.

Avokati i familjes së Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah për vdekje nga dy adoleshentë, Tom Gashi, ka shprehur kërkesën për një dënim maksimal për autorët e këtij akri. Gashi e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit një krim të rëndë ndaj një personi të pafajshëm, duke theksuar se viktima ishte jetim, pasi prindërit e tij kishin vdekur.

Duke përcaktuar rrethanat e rrahjes, avokati theksoi se sulmuesit fillimisht e goditën me makinë dhe pastaj përdorën shufra metalike, duke karakterizuar ngjarjen si një akt të pamotivuar. Ai bëri të ditur se njëri prej sulmuesve kishte dosje penale.

Gashi tha se krimi i këtillë duhet të ndeshkohet me ashpërsi dhe kërkoi një ashpërsim të ligjit. Ai theksoi se dënimet aktuale nuk janë proporcionale me peshën e krimit dhe propozoi se për vrasje të tilla, duhet të konsiderohet mundësia e dënimit kapital. Në këtë kontekst, ai u referua praktikave të dënimeve në SHBA, ku për vepra të caktuara penale, nëse kryhen tri herë, personi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Ai vdiq në 14 janar. U dha një deklaratë nga policia që nuk përputhej fare, aty thuhej që ishte goditur me thikë, por vdekja ka ardhur nga goditja me mjete të forta. Nuk mund t’i dimë shkaqet konkrete, por duket se ka qenë një zënkë krejtësisht banale te një berber për radhën se kush do të qethet i pari. Duket se të gjithë ata që e kanë njohur Lulzimin kanë vetëm fjalë të mira. Ka qenë një djalë i urtë dhe ajo që e bën situatën më të rënduar, ai ishte jetim. Prindërit i kanë vdekur.

Sulmuesit e kanë goditur fillimisht me makinë dhe më pas kanë përdorur shufra metalike. Është një krim i rëndë, i paprovokuar. Mendjemadhësia e këtyre sulmuese ka sjellë atë situatë. Njëri prej tyre ka pasur edhe dosje penale”.

Duke kujtuar vrasjen e planifikuar nga bashkëshorti të Liridona Ademajt, Gashi kërkon ashpërsim të ligjit.

“Nuk kanë kaluar as dy muaj nga rasti trishtues i Liridonës, e planifikuar nga bashkëshorti. Imagjinoni vrasje me pagesë dhe mund të marrë një dënim jo të duhur. Dënimet e dhëna nga gjykatat tona nuk janë fare në proporcion me peshën e veprës penale.

Politika e dënimeve duhet të ndryshojë, nuk duhet ta lëmë dikë që të vrasë disa persona, por në momentin e parë që dikush kryen një vepër kaq të rëndë penale, të jetë mundësia e dënimit kapital. Për vepra të caktuara penale, në SHBA, nëse i kryen tri herë, e ke të garantuar se do të mbetesh përjetësisht në burgje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...