21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Deputeti Bardhi: Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore një ‘farsë’, kërkesë për përfaqësim të vërtetë të opozitës

Pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve të opozitës në Kryesi, deputeti Gazment Bardhi ka folur për mediat dhe ka komentuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se në raport theksohet nevoja për një përfshirje dhe përfaqësim të vërtetë të opozitës.

Deputeti u ndal gjithashtu tek mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore të caktuar për të premten dhe e cilën ai e quajti “farsë” nga ata që bllokuan komisionin për 22 muaj dhe i mundësuan zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi theksoi nevojën për një reformë zgjedhore që të adresojë problemet e identifikuara nga misioni i OSBE-së, duke përfshirë eliminimin e shitblerjes së votave, intimidimin e administratës dhe votuesve. Ai gjithashtu bëri thirrje për një përfaqësim të vërtetë të opozitës në procesin zgjedhor.

Bardhi:

Duke mbajtur në konsideratë misionin e OSBE, ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe priritetet që përfshijnë, eliminimin e shitblerjes së votes, intimidimin e administratës dhe votuesve. Theksohet nevoja për një gjithëpërfshirje dhe një përfaqësim të vërtetë të opozitës. Tradita është që opozita dhe mazhoranca nuk duhet të kenë vetëm numër të barabartë por vullneti i njërës palë nuk duhet t’i vendoset një pale tjetër.

Kjo është edhe kërkesa e deputetëve të opozitës. Vijimi i farcës duke ripërsëritur korporatat e 2020, të një reforme të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten, nuk është gje tjetër veçse një fasade e atyre që për 22 muaj e bllokuan dhe i mundësuan Edi Rames zgjedhjet e 14 majit, që OSBE/ODHIR, i ka cilësuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri. Mos u tallni është thelbi i deklaratës, por vendosni në axhendë atë që është problematike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...