10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Operacioni policor ‘Midnight 26’: Arrestohet personi që transportonte emigrantë kundër pagesës

Operacioni policor me emrin “Midnight 26”, i finalizuar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, ka çuar në arrestimin e një personi që kishte angazhuar transportin e kundërligjshëm të emigrantëve për kalim të kufijve, duke kërkuar pagesë për shërbimin.

Personi i kapur në flagrancë është një 38-vjeçar, i cili ishte duke transportuar 4 emigrantë me një automjet pa leje drejtimi.

Specializuar në këtë lloj trafiku, ai është kapur nga forcat e policisë gjatë një kontrolli rutinë.

Si pasojë e këtij operacioni, janë sekuestruar automjeti i përdorur për transport, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike, e dyshuar për të qenë cannabis sativa.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, si dhe të mbështetur të informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 26”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. G., 38 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll.

Shërbimet e Policisë ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Benz” që drejtonte 38-vjeçari. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht.

Më tej, nga verifikimet dhe kontrollet e tjera, u konstatua se shtetasi D. G. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe se kishte me vete, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e cannabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...