10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Show politik’ ,Enkelejd Alibeaj reagon pas deklaratës së Bardhit për Reformën Zgjedhore

Në një reagim të postuar në rrjetet sociale, Enkelejd Alibeaj ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me Reformën Zgjedhore dhe përgjigjen ndaj deklaratës së Gazment Bardhit.

Alibeaj shprehet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk duhet të jetë vendi ku bëhet show politik dhe se opozitarizmi nuk është një çertifikatë që mund ta shpërndajë dikush. Ai thekson se rregullat e lojës janë caktuar që nga fillimi i procesit të reformës dhe secila parti dhe fluks opozitar është mirëpërfaqësuar në këtë komision.

Alibeaj gjithashtu përmend që PD ka mbështetur dhe ka propozuar ndryshime për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe për të siguruar zgjedhje të ndershme. Ai rikujton disa nga propozimet e PD-së, duke përfshirë listat e hapura, një zonë elektorale për Shqipërinë, votën për diasporën dhe votimin dhe numërimin elektronik.

Statusi i plotë:

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim.

PD është e vendosur pë reformë zgjedhore për shqiptarët!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...