28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Dalin rezultatet e autopsisë për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Itali: 20 goditje me thikë

Mediat fqinje kanë publikuar rezultatet e autopsisë së Bledar Dedja, 39-vjeçarit shqiptar i cili u gjet i vrarë më 20 janar në një pyll në Itali. Sipas autopsisë, Dedja ka marrë 20 goditje me thikë, por ajo që rezultoi fatale ishte goditja që i shpoi mushkërinë.

Hetuesit italianë dyshojnë se ky akt vrasjeje me thikë ka ndodhur pak pasi Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale. Gjatë autopsisë janë marrë mostra për të zbuluar më shumë për ngjarjen.

Patologu Alberto Furlanetto, i cili kreu autopsinë, konfirmoi se vdekja u shkaktua nga një gjakderdhje e brendshme dhe ishte rezultat i një plagë me thikë në shpinë. Plagët e tjera me thikë tregojnë se viktima u godit në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë duart dhe krahët.

Hetuesit mendojnë se goditja me thikë ka ndodhur në fund të marrëdhënies seksuale, pasi Dedja kishte ulur pantallonat dhe të brendshmet. Bashkëshortja e tij është intervistuar nga hetuesit për shumë orë dhe për momentin, hetuesit po ndjekin pistën për vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje për të goditur Dedjan, pasi dyshohet se ai ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari. Hetuesit mbajnë të hapura dy hipotezat e mundshme për ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...