Në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës, u diskutua për një sëmundje hipotetike të quajtur “Sëmundja X”. Ky emër i është vënë një patogjeni të imagjinuar dhe përdoret për të ndihmuar në planifikimin e krizave të mundshme shëndetësore. Emri “Sëmundja X” u vendos nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2018. Sëmundja X paraqet një patogjen hipotetik që mund të shkaktojë një epidemi ose pandemi në të ardhmen.
Në Forumin Ekonomik Botëror më 17 janar, ekspertët botërorë të kujdesit shëndetësor diskutuan në një panel me temën “Përgatitja për ‘Sëmundjen X'”. Ky koncept është pjesë e përpjekjeve për të udhëzuar kërkimet botërore dhe zhvillimin në fusha të ndryshme shëndetësore për të përgatitur shoqërinë për sëmundje të mundshme të panjohura.
Megjithatë, në rrjetet sociale u shpërnda një sërë pretendimesh të rreme lidhur me “Sëmundjen X”, duke e paraqitur atë si një kërcënim të pashmangshëm dhe duke shpallur teori konspirative. OBSH-ja ka sqaruar se ky koncept është një mjet planifikimi për të përgatitur shoqërinë për sëmundje të mundshme, por nuk është një sëmundje e vërtetë.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pavarësisht se “Sëmundja X” është një koncept hipotetik, është e rëndësishme të përgatitemi për sëmundje të reja të panjohura. Ai theksoi se, edhe pse COVID-19 është sëmundja e fundit që ka shpallur pandemi, është e mundur që të shfaqen sëmundje të tjera të ngjashme në të ardhmen dhe shoqëria duhet të jetë e përgatitur për to.
Pretendimet e rreme dhe teoritë konspirative në lidhje me “Sëmundjen X” shpesh përhapen në rrjetet sociale, dhe kjo mund të sjellë shpërndarje të panikuar dhe dezinformim. OBSH-ja dhe ekspertët shëndetësorë këshillojnë qytetarët të mbështesin burime të sigurta dhe të vërteta për informacionin shëndetësor dhe të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasigurta dhe të rremeve.
“Edhe pse COVID-i erdhi menjëherë, me po përgatitemi për një sëmundje sikurse COVID-i. Ju madje mund ta quani COVID-in si ‘Sëmundjen e parë X’. Dhe mund të ndodhë sërish. Sigurisht, mund të ketë njerëz që mund të thonë se gjithë kjo mund të shkaktojë panik. Është më mirë që të presim diçka që të ndodhë, sepse në historinë tonë të tilla gjëra kanë ndodhur shumë herë, dhe të përgatitemi për të”, tha ai.
Thomas Russo, udhëheqës i sektori për sëmundje ngjitëse në Universitetin e Mjekësisë në Bufalo, tha për AFP-në se përgatitja është e nevojshme në rast se mund të ketë shpërthim të një sëmundje të re pas COVID-19.
“Me përfundimin e pandemisë, ne kemi humbur momentumin, prandaj diskutimi në Davos po e mban gjallë momentumin dhe ne shpresojmë se do të kemi vazhdim të mbështetjes financiare për kërkime” në fushën e shëndetësisë, tha ai.