24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Marrëveshja Italo-Shqiptare për migracionin: Miratohet në Romë projektligji për qendra pritjeje në Shqipëri

Marrëveshja për migrimin mes Italisë dhe Shqipërisë ka hedhur një hap vendimtar: Dhoma e Deputetëve të Italisë miratoi të mërkurën në Romë një projektligj që synon ratifikimin e marrëveshjes. Për të kufizuar migrimin e parregullt nëpërmjet Mesdheut nga Afrika e Veriut në Evropë, do të krijohen dy qendra pritjeje për emigrantët në Shqipëri.

Marrëveshja ende duhet të miratohet nga Senati italian, më i vogli nga dy dhomat e Parlamentit. Rreth dy muaj më parë, më 6 nëntor 2023, kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni dhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nënshkruan një marrëveshje protokollare që parashikon krijimin e qendrave të pritjes. Këto qendra do të strehojnë personat që janë kapur në det të hapur nga autoritetet kompetente gjatë udhëtimit drejt Italisë.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka quajtur marrëveshjen një gjest “solidariteti” me Italinë, pasi vendi kishte lejuar mijëra shqiptarë të hynin në territorin e saj pas rënies së qeverisë komuniste në fillim të viteve 1990.

Rreth 3.000 refugjatë njëkohësisht në Shëngjin dhe në Gjadër

Sipas planeve, në qendrat e pritjes do të shqyrtohen kërkesat për azil dhe nëse është e nevojshme do të mundësohen riatdhesime më të shpejta. Qendrat do të vendosen në portin e Shëngjinit në detin Adriatik dhe në Gjadër. Rreth 3.000 vetë pritet të strehohen atje njëkohësisht. Qendrat do të menaxhohen nga Italia dhe do të funksionojnë këtë vit.

Shqipëria do të marrë pjesë në monitorimin e objekteve, por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi ratifikimin nga Parlamenti në fund të vitit të kaluar, pasi 30 deputetë të opozitës kërkuan që marrëveshja e migrimit me Italinë të shpallej jokushtetuese.

Megjithatë, ky pezullim nuk është përfundimtar. Rasti aktualisht është duke u shqyrtuar në gjykatë. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë planifikon të nxjerrë vendimin e saj përpara datës 6 mars. Sipas disa informaciomeve vendimi pritet të hënën. Kryeministri Rama është shprehur se kishte besim se gjykata nuk do të gjente shkelje.

Opozita italiane kritikon marrëveshjen

Gjatë debatit në parlamentin italian, politikanët e opozitës akuzuan kryeministren e krahut të djathtë Giorgia Meloni se i përdor refugjatët për “propagandën e saj zgjedhore”. Ata thonë se marrëveshja do të ketë pak ndikim në numrin e emigrantëve në Itali, por do të jetë shumë e kushtueshme. Opozita vlerëson koston e marrëveshjes së migracionit gjatë pesë viteve në më shumë se 650 milionë euro.

Në Shqipëri, partitë opozitare thanë se marrëveshja shkel standardet ndërkombëtare për të drejtat e azilkërkuesve. Sipas tyre ajo do të ishte “e rrezikshme” edhe për sigurinë e vendit.

Amnesty International paralajmëroi gjithashtu për shkeljet e të drejtave të njeriut që mund të rezultojnë nga marrëveshja, veçanërisht për shkak të “ndalimit automatik dhe potencialisht të zgjatur” të migrantëve.

Von der Leyen e ka mirëpritur marrëveshjen

Italia ka kërkuar prej kohësh ndihmë nga vendet e tjera të BE-së për të strehuar dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrijnë në vend çdo vit nga rruga e Mesdheut. Shqipëria shpreson të anëtarësohet në BE – kandidatura e saj është mbështetur fuqishëm nga Italia. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti marrëveshjen si një nismë të rëndësishme kundër migrimit të parregullt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...