0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Autoritetet greke shtynë zbatimin e kodit të emigracionit deri në Prill, nuk dalin detajet

Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit për muajin prill, në vend të datës së parashikuar, 1 janar 2024. Kodi, i miratuar vitin e kaluar nga Parlamenti, synon lehtësimin e procedurave ligjore për lejeqëndrim dhe punësim sezonal të migrantëve, ndërsa ende nuk ka detaje për ligjin e emigracionit të parregullt të miratuar në dhjetor të vitit të shkuar.

Ligji i emigracionit të parregullt mundëson legalizimin e migrantëve të paligjshëm që kanë jetuar në Greqi për tre vjet dhe kanë një ofertë pune. Kjo kategori përfshin edhe emigrantë shqiptarë pa dokumente të rregullta qëndrimi. Megjithatë, platformat elektronike për aplikime ende nuk janë hapur, ndërkohë që kjo vonesë lidhet me kapacitetin e ulët të burimeve njerëzore në qendrat greke të trajtimit të kërkesave të emigrantëve.

Sipas të dhënave të fundit, në dhjetor 2023, shtetasit shqiptarë përbënin rreth 59,6% të të huajve me qëndrim të rregullt në Greqi, duke shënuar një ulje në krahasim me vitin 2021, ku numri i tyre ishte 62,8% të të huajve me qëndrim të rregullt. Në total, numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka zbritur nga 435 mijë në vitin 2021 në rreth 278 mijë në dhjetor 2023.

Ligji mundëson në Greqi legalizimin e migrantëve të parregullt që jetojnë prej tre vitesh në këtë vend në mënyrë të pandërprerë dhe që kanë një ofertë nga një punëdhënës.

Kjo kategori migrantësh pajiset me lejeqëndrime trevjecare duke u siguruar akses dhe në shërbimet sociale.

Tek kjo kategori emigrantësh shqiptarë pa dokumente të rregullta qëndrimi përfshihen ata që kanë hyrë ilegalisht në Greqi por edhe një kategori tjetër që kanë hyrë si vizitorë ose për të punuar në mënyrë sezonale dhe nuk kanë mundur të ripërtërijnë lejen e qëndrimit për arsye të ndryshme.

Platformat elektronike të aplikimeve për këtë kategori, që prek sipas statistikave greke mbi 30 mijë shqiptarë, ende nuk janë hapur megjithëse ligji duhet të niste zbatimin më 1 Janar të këtij viti.

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi i lidhin vonesat e zbatimit te ligjeve te emigracionit me kapacitetin e ulët të burimeve njerëzore në qendrat greke të trajtimit të kërkesave të emigrantëve të cilat vijojnë t`u përgjigjen me mjaft vonesë edhe aplikimeve aktuale për leje qëndrimi.

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë greke të Emigracionit shtetasit shqiptarë përbënin në dhjetor të vitit 2023 rreth 59,6% të të huajve me qëndrim të rregullt në një numër të përgjithshëm prej rreth 278 mijë personash.

Ky numër i emigrantëve shqiptarë është dukshëm më i ulët se dy vite më parë kur në Greqi numëroheshin 435 mijë shqiptarë, që përbënin rreth 62,8% të të huajve me qëndrim të rregullt në Greqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT