22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Basha: Mesazh kundër Putin, Shqipëria të qëndrojë në krah të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar para Këshillit të Evropës propozimin e tij për konfiskimin e aseteve të Federatës Ruse të gjetura jashtë kufijve të saj dhe vendosjen e tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës. Basha ka theksuar se ky propozim është një mesazh paralajmërimi për agresorët nëpër botë, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën me gazetarët, Basha ka bërë të ditur se propozimi i tij është miratuar unanimisht nga Komiteti për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky propozim parashikon krijimin e një fondi ndërkombëtar dhe një komisioni ndërkombëtar për menaxhimin e aseteve të konfiskuara nga Rusia.

Katër çështje kam për të parashtruar që kanë të bëjnë me zhvillime aktuale. Ndonëse është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin. Kjo është miratimi i djeshëm unanim për komitetin për demokracinë dhe çështjet politike të asamblesë parlamentare të KiE, propozimi im mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht dhe ka të bëjë me konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës. Do të konkretizohet në një fond ndërkombëtar në një komision ndërkombëtar. Vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm me senatin e SHBA. Miratimi i një projektligji për një qasje të tillë edhe në SHBA.

Dy konkluzion dua të ndaj. E para ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Shkon përtej asaj që kap syri. Dy qendra konflikti kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme. Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit or edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...